Informacion
Shoqata e personave me nevoja të veçamta “Mirësia” me seli në Shkup, organizon Aktivitet kulturor të artit figurativ për personat me nevoja të veçanta nën moton “Edhe ne dimë dhe mundemi të krijojmë vepra arti”. Aktiviteti titullohet “Hendikepi nuk është pengesë për t’i shprehur emocionet, ndjenjat dhe përjetimet tona në mënyrë artistike” .
Aktiviteti do të mbahet më datë 25.07.2025, ditë e Premte, me fillim ne ora 17:00, para Xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e vjetër të Shkupit.
Ftohen mediat qe ta ndjekin aktivitetin. Sponsor i aktivitetit është Bashkesia e Fese Islame e RMV-së, si dhe me përkrahje të kryetarit të Komunes së Çairit, Visar Ganiu, që do të na nderon me pjesëmarrje.
Me respekt Shoqata Miresia

