Aksidenti spektakolar i kushtoi shtrenjtë shtetasit të Kosovës në Zvicër

Date:

Aksidenti që një 28 vjeçar kosovar kishte shkaktuar në prill të vitit 2018 në Unterentfelden të Zvicrës, ka gjetur vazhdimin e tij gjyqësor gjatë kësaj jave. Faktet ishin të padiskutueshme – Gjykata e konsideroi të arsyeshëm dënimin e kërkuar.

Aksidenti ishte spektakolar: më 10 Prill 2018, rreth orës 03:00, një kosovar, atëbotë 28-vjeçar në rrugën Badstrasse, në Unterentfelden humbi kontrollin e tij mbi veturën e kuqe të tij VW Polo GTI. Ajo doli nga rruga duke u futur në trotuar, duke rrënuar pjesën e përparme, e më pas u përplas për fasadën e një ndërtese në Eichenweg 14.

Gjatë kësaj, ajo përfshiu edhe një VW Golf të parkuar të bardhë. Ai u lëviz nga vendi duke u përplasur me një VW Polo blu të parkuar. Makinat u dëmtuan për të paktën me 16,000 franga, ndërsa dëmi tjetër ishte 12,000 franga. Shoferi dhe një nga dy pasagjerët u lënduan lehtë.

Epilogu gjyqësor u soll gjatë kësaj jave në Gjykatën e rrethit Aarau, pas procedurës së shkurtuar, pasi faktet ishin të padiskutueshme, informon Shtegu.com.

Zyra e prokurorit publik akuzoi kosovarin për tre vepra penale: një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, drejtimin e një automjeti motorik në gjendje të dehur dhe drejtimin e një automjeti motorik në një gjendje të paaftë.

E gjitha kjo pasi që vozitësi i Polos, i ardhur nga Waldhaus, duhet të ketë qenë duke qarkulluar me së paku 88 km/orë në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar ka qenë 30, sepse përqendrimi i alkoolit në gjak i shoferit ishte 0.97 promilë dhe sepse një natë më herët ai kishte fjetur vetëm katër orë.
Akuza e prokurorisë përbëhej kryesisht nga një dënim me kusht prej 15 muajsh burg për një periudhë prove katërvjeçare dhe gjobë 9,000 franga. Gjykata e përgjithshme e kryesuar nga kryetari i gjykatës, Andreas Schöb, deklaroi se të gjitha kushtet ishin përmbushur për procedurën e shkurtuar dhe se dënimi i kërkuar ishte i përshtatshëm.

Në këtë kuptim, gjykata mbështeti kërkesën e prokurorit për aktvendim. Përveç dënimit, i akuzuari gjithashtu duhet të paguajë shpenzimet e procedurës dhe shpenzimet e palës së tij. Vetëm kostot e hetimit arrijnë në më shumë se 10,000 franga.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...

Ylli i FC Zürich, Valon Berisha, përjeton tragjedi familjare

Mesfushori i FC Zürich, Valon Berisha, po kalon një...