Aksidenti në Tetovë, përplasja me veturë zvicerane – Të lënduarit në gjendje të rëndë

44 Lexime

17:14:30                  2018-01-04

 

 

Gjendja shëndetësore e dy të lënduarve në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Tetovë – Gostivar, që janë shtruar në klinikën e Shkupit, vazhdon të jetë e rëndë, ndërsa katër personat e tjerë, dy vajza të moshës dy dhe gjashtë vjeçe dhe tre bashkudhëtare të tjera të moshës 20-vjeçare, pas trajtimit mjekësor janë lëshuar për kurim shtëpiak. Në këtë aksident, në vend ngjarje ndërroi jetë një nga pesë pasagjerët e veturës “Opel Korsa” e cila u përplas me veturën e tipit “Ford Kuga” me targa të Zvicrës. Sipas policisë, aksidenti ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe. Vetëm 15 minuta më vonë, është shkaktuar aksidenti tjetër në të njëjtin vend por në anën e kundërt të rrugës, me ç’rast, vetura e tipit Lada Niva, ka goditur një kalimtar 63 vjeç.

Ky është vendi i aksidentit të mbrëmshëm fatal ku humbi jetën 32 vjeçarja nga fshati Urviç i komunës së Bogovinës, ndërsa në po të njëjtin vend, por në anën e kundërt, ndalon një makinë për të ndihmuar kur sheh se ka ndodhur një aksident, megjithatë, gjatë tentimit për ta kaluar rrugën aksidentohet edhe personi tjetër, që vjen nga fshati Kamjan i Tetovës duke tentuar të ndihmojë të aksidentuarit”.

 

Ndryshe, gjatë aksidenteve të mbrëmshme, janë dëmtuar edhe telat mbrojtës të autostradës në gjatësi prej rreth 30 metra, por ende nuk është intervenuar për rregullimin e tyre gjë kjo që paraqet rrezik për ndonjë aksident tjetër, nga kafshët që shpesh dalin edhe në autostradë. (AlsatM)