Shtetasi maqedonas lirohet nga akuza që i kishte bërë mjekja e dashuruar austriake

Date:

16:30:19              2018-01-04

 

 

Një mjeke 54-vjeçare austriake, e martuar zyrtarisht por duke jetuar e ndarë për momentin, është dashuruar në një maqedonas 25-vjeçar. Ajo e ka pranuar ate në shtëpinë e saj në Niederösterreich, ku ai është përkujdesur për kopshtin dhe qentë e saj.

Ndoshta mjekja austriake do t`ia falte të gjitha borxhet që ia kishte shkaktuar nga zhdukja e të hollave nga portofoli i saj, por ajo u revoltua kur zbuloi maqedonasin se si po argëtohej me një kamariere 18-vjeçare në kampshtëpizën e saj. Me këtë rast, ajo ka ngritur kallëzim penal për plaçkitje ndaj shtetasit maqedonas, shkruan „Heute“, përcjellë Shtegu.com. Për incidentin ka mësuar kur fqinji i saj ka vërejtur drita në kampshtpizë dhe menjëherë e ka alarmuar policinë.

 

Gjykatësi austriak Manfred Hohenecker

 

Mjekja në Gjykatë ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie intime me shtetasin maqedonas, por ai e ka pohuar të kundërtën. Gjykata austriake e kryesuar nga Manfred Hohenecker, i ka besuar shtetasit maqedonas dhe e ka liruar nga akuza, ndërsa mjekja austriake nuk u ka besuar veshëve të saj. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...