Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën vozitësi i kamionit nga Maqedonia e Veriut

Date:

16:03:00                 2019-06-02

 

 

Në kilometrin e 140-të autorrugës A3 Bregana-Lipovac, në mes të nyjes Okuçani dhe nyjes Novska në drejtim të Breganes në Kroaci, pasditen e hershme të së dielës është shkaktuar një aksident i rëndë në mes të një autobusi dhe kamioni.

Sipas informatave të para, një person e ka humbur jetën (vozitësi i kamionit), ndërsa dhjetëra të tjerë nga autobusi me autotarga të Bosnjë e Hercegovinës, janë lënduar. Në vendngjarje kanë dalë ekipet e shpëtimit, shkruajnë mediat kroate, përcjell Shtegu.com.

Sipas portalit „Info Bijeljina“, pronari i autobusit është nga Bijelina, i cili ka qarkulluar në realcionin Bijelinë-Frankfurt. Sipas portalit „24sata“, vozitësi i kamionit është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Udhëtarët kanë rrëfyer se autobusi i tyre ishte ndalur për shkak të një aksidenti tjetër rreth njëqind metra më larg dhe në momentin që kishte filluar të lëviz ngadalë, në te është përplasur kamioni, vozitësi i të cilit e ka humbur jetën në vendngjarje.

Sipas dëshmive të udhëtarëve, përplasja ka qenë e fuqishme dhe në autobus është shkaktuar panik. Ende nuk ka informata lidhur me gjendjen shëndetësore të dhjetëra të plagosurve që janë dërguar në spital.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...