Nuk e mbante mend se si cigaret kishin hyrë në veturën e tij
12:55:14 2019-06-02
Një ndjekje spektakolare në afërsi të zyrës doganore në Pfunds të Italisë, natën e së martës ka përfunduar me ndalimin një kontrabandisti të njohur kosovaro-zviceran, duke përfshirë edhe 175 kartona të cigareve nga Samnauni. I dyshuari njihet si një shkelës i shpeshtë i ligjit.
Doganierët e kishin vërejtur një veturë që po përpiqej të kalonte rrugës së biçikletave në vendkalimin kufitar, në drejtim të Pfunds. Vetura është ndalur dhe doganierët mbetën të habitur : Ata e njohën menjëherë vozitësin nga më herët, për kontrabandë të cigareve.
Papritmas njeriu e shtypi gazin me vrull. Por, vozitja e tij përfundoi shumë shpejt në një livadh, shkruajnë mediat italiane, përcjell Shtegu.com. Ai e la veturën dhe filloi të arratiset në këmbë drejt Zvicrës, nën një shi të ashpër. Menjëherë filloi operacioni i ndjekjes nga policia e Obergrichtit dhe Graubündenit, ushtarët dhe qeni nuhatës Gin. „Bashkëpunimi ndërkufitar ka funksionuar shumë mirë“, ka deklaruar Fritz Kapfinger, nga doganat italiane.
Para se të merrej në pyetje në zyrën doganore, të arratisurit iu lejua t`i hiqte rrobat e tij të lagura dhe të shqyera dhe të vishej me të tjera. Pastaj kontrabandisti tha se nuk mund ta mbante mend se si cigaret kishin hyrë në veturën e tij dhe se gjatë ditës kishte pirë shumë alkool. Por, një provë alkooli konstatoi se ai nmuk ishte asnjë promilë alkooli në gjak. Oficerët ia konfiskuan veturën dhe cigaret, ndërsa e pret edhe një gjobë e lartë.