Horror ndeshje barazhi në Zvicër, ekipi i Kemal Ademit kualifikohet pas disavantazhit prej 0:4

Date:

17:56:12                    2019-06-02

 

Ndeshje si nga filmat horror është zhvilluar në mes të FC Aarau dhe FC Neuchâtel Xamax. Në ndeshjen e parë të barazhit për inkuadrim në ligën më të lartë zvicerane, FC Neuchâtel Xamax si vendas kishte pësuar disfatë me rezultat 0:4 dhe të gjithë e kanë llogaritur si humbës në ndeshjen kthyese.

Në këtë ndeshje, ishin angazhuar edhe Kemal Ademi për vendasit dhe Gëzim Pepshi tek ekipi i FC Aarau, i cili tregoi një lojë fantastike, informon Shtegu.com. Mirëpo, kur të gjithë menduan se FC Aarau shumë lehtë do të inkuadrohet në rangun më të lartë të futbollit zviceran, ndodhi e papritura.

Që në pjesën e parë, FC Neuchâtel Xamax shënoi tre gola, prej të cilëve njërin e shënoi edhe Kemal Ademi për të ngritur rezultatin në 0:3, në minutën 38`. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e lartpërmendur, në mënyrë që në pjesën e dytë shënojnë sërish mysafirët 0:4, për të barazuar rezultatin e përgjithsëm në 4:4.

Ndeshja përfundoi me po këtë rezultat dhe loja shkoi në vazhdime. Pas përfundimit edhe të lojës shtesë me të njëjtin rezultat, FC Aarau humbi pas ekzekutimit të penaltive me rezultat 4: 5, ndërsa Kemal Ademi sërish ishte i suksesshëm në ekzekutimin e penalltisë gjatë rezultatit 3:4.

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...