Aksident i rëndë në Kërçovë, 3 persona të vdekur dhe 4 të lënduar rëndë

Date:

Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale”në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës.

Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë Tereza” në Shkup, thonë nga SPB Ohër.

Të lënduar kanë mbetur 19-vjeçari TS. nga Kërçova, V.P.(21) nga fshati Podvis i Kërçovës, P.K.(21) nga Kërçova dhe një i mitur nga Kërçova, të gjithë pasagjerë në automjetin Peugeot.

Në vendin e aksidentit, ekipet e prokurorit publik dhe policisë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të prokurorit publik trupat e të ndjerit janë dorëzuar për obduksion. (kercova.net)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...