Aksident i rëndë në Gjermani, lëndohen pesë persona nga Zvicra

Date:

Gjashtë persona u plagosën në një aksident pranë kufirit zviceran. Shkaktari u përplas ballëpërballë me një makinë që vinte nga ana e kundërt.

Në një aksident të rëndë trafiku, gjashtë persona u plagosën të premten në mbrëmje në Schluchsee, Gjermani, pranë kufirit zviceran, në afërsi të Leibstadt, shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com. Siç është raportuar nga policia në Freiburg, një shofer 41-vjeçar u përplas në barrierën në anën e majtë të rruhës, rreth orës 6 të mëngjesit.

Pas kësaj, vetura e godet edhe një automjet tjetër që po vinte nga drejtimi i kundërt, me pesë shtetas zviceranë. Personi që shkaktoi aksidentin u lëndua rëndë dhe me helikopter është dashur të dërgohet në spital. Sipas një deklarate të së shtunës nga policia, lëndimet e rënda mund t’i atribuohen faktit se personi që shkaktoi aksidentin nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Në këtë aksident janë lënduar gjithashtu edhe pesë anëtarët e familjes zvicerane. Ata u dërguan në spitalet përreth për t’u kuruar, deklaruan nga policia. Rruga B500 është dashur të mbyllet deri në orën 21.45. Policia e trafikut në Freiburg po kërkon dëshmitarë të cilët mund të japin informacion mbi rrjedhën e aksidentit ose stilin e drejtimit të personit që shkaktoi aksidentin. Ai po drejtonte një Ford Ka.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...