Aksident i tmerrshëm në rrethin e Cloppenburgut në Gjermani! Një veturë e llojit Opel përplaset në një pemë. Vozitësja (37) vdiq menjëherë, djali i saj njëmbëdhjetëvjeçar më vonë vdiq në spital. Të lënduarit e tjerë, përfshirë këtu fëmijë, janë në rrezik për jetë
Të premten në mbrëmje rreth orës 18:50: Në Saterland, 40 kilometra nga kufiri me Holandën, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Një veturë e llojit Opel Zafira largohet nga rruga në një vijë të drejtë dhe përplaset në një pemë.
Mbi timonin e minifurgonit ka qenë një nënë 37-vjeçare. Me të kanë qenë katër djemtë e saj (2, 8, 10, 11), një nënë tjetër (32) dhe dy vajzat e saj (9, 13) në karrigen e bashkudhëtarit. Sipas policisë gjermane, automjeti është aprovuar vetëm për shtatë persona. Të paktën një person nuk kishte të vendosur rrip sigurie!
Çdo ndihmë e dhënë ka qenë e vonshme për viozitësen, ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje. Të lënduarit e tjerë janë të plagosur rëndë, informon Shtegu.com.
Shpëtuesit e kanë nxjerrë 32-vjeçaren dhe gjashtë fëmijët nga makina e aksidentit, ndërsa 37-vjeçarja e vdekur ka qenë e bllokuar në vendin e vozitësit.
Në veprim janë katër helikopterë shpëtimi. Tre nga Gjermania dhe një nga Holanda.
Ndihmuesit e parë janë përkujdesur për fëmijët e plagosur dhe pasagjerin para se të mund të dërgohen në spitalet aty pranë. Njëmbëdhjetëvjeçari është dërguar me avion në një klinikë në Holandë. Atje ai më vonë u nënshtrohet plagëve të tij të rënda.
Rrethanat e aksidentit deri më tani janë të paqarta.

