Aksident i rëndë në Austri, lëndohen rëndë dy fëmijë nga Maqedonia

Date:

15:41:58                  2017-08-15

 

 

 

 

 

Në autostradën në afërsi të Parndorfit në Austri, mëngjesin e së martës ka ndodhur një aksident i rëndë, me ç`rast janë lënduar pesë persona, prej të cilëve dy të fëmijë. Vetura e aksidentuar ka dalë nga korsia.

 

 

 

Në relacionin në mes të Neusiedl dhe Parndorfit, mëngjesin e së martës është shkaktuar një aksident i rëndë. Një vozitës nga Maqedonia, sipas policisë austriake, për shkak të gjumit momental, e ka goditur barrierën e hekurt të autostradës. Me këtë rast, automjeti është rrëzuar në një gropë duke u përmbysur me rrota përpjetë.

 

 

 

Personat e lënduar, gruaja dhe tre fëmijët e vozitësit, janë lënduar, ndërsa dy prej fëmijëve kanë pësuar lëndime të rënda, shkruan „bvz.at“, njofton „Shtegu.com“. Në aksionin për shpëtimin e familjes nga Maqedonia, ka qenë i angazhuar edhe helikopteri për raste emergjente „Christophorus“. Njëri nga fëmijët e lënduar rëndë është dërguar në qendrën „SMZ Ost“ dhe tani gjendet në stacionin intensiv. Fëmija tjetër është dërguar në spitalin në Eisenstadt, në një shok dhomë.

 

 

 

Familja ka qenë duke udhëtuar për në Belgjikë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...