Ja kush është shqiptari nga Maqedonia që dyshohet se përgatiti bomën për gazetën „Bota Sot“

Date:

Ai akuzohet nga Prokuroria për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë”

 

 

 

14:07:12                        2017-08-16

 

 

Do kishte katër të vdekur dhe tetë të plagosur. Por paketa me bombë nuk shpërtheu, shkruan fillimisht e përditshmja më e klikuar zvicerane “Blick”.

Është 27 shtator 2002. Një paketë 2.7 kilogram e rëndë i dërgohet me postë redaksisë së gazetës shqiptare “Bota sot”. Konkretisht i është adresuar Xhevdet Mazrekajt. “E besueshme,” shkruante në të. Dërguesi është një kultivues vere nga Adliswil ZH, shkruan më tej autori Myrte Müller.

Ai akuzohet nga Prokuroria për “vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë”
Por në brendësi të bombës kishte granatë ruse që gjatë hapjes duhet të shpërthente. Në ato momente në afërsi ndodheshin 12 persona.

Dërgesa e paketës ishte paraqitur si e “besueshme”
Grupi hetimor rastësisht bie në gjurmët e tij

Mbi 14 vjet rasti mbeti në errësirë. Atentatori mbeti i panjohur. Rastësia erdhi në ndihmë gjatë një përleshje në 2016, në një lokal kërcimi në Zürich-Oerlikon. Aty u morrën gjurmët e ADN të Jeton L. (41), që menjëherë solli ngjashmërinë me gjurmët gjenetike të granatës.

Në 31 janar 2017 ai arrestohet dhe qëndron shumë muaj në burgun e Bernit dhe më pas në atë të aeroportit të Cyrihut. Sot ai do dalë përpara Gjykatës Federale në Bellinzona TI dhe pret për nisjen e procedurës penale.

 

 

auto_g41502872296

 

 

Granata e dorës erdhi nga Maqedonia

Prokuroria ka rikonstruktuar ngjarjen nga fillimi deri në fund. Jeton L. kishte marrë si dhuratë granatën “Typs FI” gjatë një përfshirje shumë mujore në luftën e UÇK në Maqedoni. Kjo është treguar në aktakuzë. Më pas e kishte sjellë në Zvicër me veturë nga kufiri i Chiasso, duke e vendosur në vitrinën e dhomës ndenjëse.

Kështu ishte vendosur granata ruse në paketë.FOTO GALERI
Në sallën gjyqësore janë edhe aktpaditësit privatë, mes tyre edhe i adresuari i bombës vdekjeprurëse, Xhevdet Mazrekaj. Si do përfundonte jeta e tij, këtë e dijë gazetari. Por sqarimin ai do e bëjë përpara seancës./Bota sot

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...