Aksident i pazakonshëm midis tramvajit dhe kamionit, shumë të lënduar

Date:

16:53:49                     2019-06-28

 

Mëngjesin e së premtes, më 28 qershor 2019, është shkaktuar një aksident në Albisrieden të Cyrihut, midis një tramvaji dhe një kamioni. Disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, një person me lëndime të dukshme. Me këtë rast janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Për shkak të përplasjes së fortë, tramvaji doli nga binarët, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Shoferi 54-vjeçar i kamionit ishte bllokuar në kabinën e tij dhe ka mundur të çlirohet nga njësia zjarrfikëse. 14 persona u përkujdesën në vendngjarje nga ambulanca dhe mjekët emergjentë. Gjashtë persona është dashur të dërgohen në spital.

Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe do të hetohen nga specialistët e shërbimit teknik për aksidente të Cyrihut, policisë së qytetit dhe Institutit të mjekësisë ligjore.

Një dëshmitar okular ka rrëfyer se në vendngjarje kishin ardhur forca të mëdha të emergjencës. Shumë policë, zjarrfikës dhe disa ambulanca kanë qenë në terren. „Shumica e udhëtarëve kanë qarë dhe janë tronditur“, thotë dëshmitari.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...