Ahmeti për fjalimin e Grubit: Do të kërkoj që sa më shpejtë të sqarohet
23:46:04 2019-04-18
Në emisionin “Click Plus”, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka komentuar gjuhën e përdorur të deputetit, Artan Grubi gjatë fjalimit në tubimin në Çair. Sipas Ahmetit, në fjalimin e Grubit nuk ka pasur “Talkin”, por tha se do të kërkojë nga ai që të sqarojë në opinion se çfarë ka dashur të thotë në atë fjalim, transmeton Portalb.mk.
“Grubi nuk ka pasur “Talkin”. Filozofia e zotëri Grubit është shumë më e thellë, dhe më vjen keq për të gjithë ata që nuk e kuptojnë zotëri Grubin, por do ta kuptojnë më vonë. Do të pyesin njerëzit se çfarë tha Grubi?
E ka përmend emrin e babës, sepse ai është emri i babës. Mendoj se më vonë mund të flasim për këto çështje. Edhe unë duhet ta pyes Artanin se çfarë ka menduar kur e ka thënë atë. Unë nuk ka qeshur me Grubin, me siguri diçka dikush më ka thënë, dhe unë kam qeshur. Mirë është që Artanin ta pyesni se çfarë ka dashur të thotë, se pse e ka përmendur, se tash është i zënë me fushatën.
Nuk e kam pyetur Artanin se pse e ka bërë konceptin. Edhe ju tash më shtyni që ta pyes sa më shpejtë Grubin, se çfarë ka dashur të thotë me “Talkin”, dhe të sqarohet në publik”, tha Ahmeti. /Tetova 1/