Shtetasi serb nga Zvicra martohet me imam, por puna nuk i shkoi si duhet

63 Lexime

17:02:18              2019-04-18

 

 

Një shtetas 25-vjeçar serb dhe bashkëshortja e tij, pas marrëveshjes prindërore u njoftuan përmes Facebook-ut. Pas dy takimeve, ata u fejuan në Zvicër nga mesi i gushtit 2014 dhe më pas organizuan martesën fetare me një imam. Në muajin tetor, pasoi edhe dasma civile në Serbi.

Nga mesi i muajit nëntor 2014, gruaja mbeti shtatzanë për herë të parë. Siç thuhet në aktakuzë, ajo ka deklaruar se familja e bashkëshortit të saj ka bërë presion mbi të, që ta abortojë fëmijën. „Megjithatë, mbetet e paqartë nëse më pas, në muajin dhjetor ka pasur ndonjë abort në Zvicër, apo fëmija është abortuar në Serbi“, thotë prokurori. Për një aktakuzë nuk ka pasur baza të arsyeshme për dyshim dhe rasti ishte mbyllur.

Në dhjetor të vitit 2014, në Serbi u zhvillua dasma e madhe. Në fillim të janarit 2015, çifti i sapokurorëzuar udhëtoi përsëri në Zvicër. Në fund të janarit, gruaja zbuloi se ajo ishte përsëri shtatzanë, shkruan „20 Minuten“, informon Shtegu.com.

Për shkak të amullisë dhe dhembjeve në stomak, me burrin e saj ajo shkoi për t`u vizituar tek një mjek. Pasi që nuk fliste gjermanisht, ajo nuk e kuptoi mjekun se çfarë i tha. Ajo mori medikamente dhe çifti sërish u kthye në shtëpi. Atje, sipas aktakuzës, burri e kishte informuar se mjeku i kishte thënë se diçka nuk ishte në rregull me fëmijën, njofton Shtegu.com. Për një kontroll të ardhshëm, ai e çoi atë në një mjek tjetër. Edhe kësaj radhe, ajo nuk kuptoi asgjë. Pas largimit nga ordinanca, ai dyshohet se i ka thënë asaj se fëmija nuk ndjehet mirë dhe se duhet ta bëjnë një takim për abort.

Megjithatë, pasi vjehrritë e saj dhe diagnozat e tjera mjekësore, në mbrëmje e siguruan atë dhe e konfirmuan se fëmija i saj ishte në rregull, ajo i tha jo abortit.
Sipas prokurorisë, në javët pas vizitës së fundit tek mjeku, marrëdhënia midis çiftit fillimisht u përmirësua. Deri në momentin që i akuzuari në fillim të marsit, megjithatë, përmes dajës së tij, ia bën me dije babait të tij se dëshiron të ndahet. Për gruan, kjo ishte krejtësisht e papritur. Ndarja pastaj u diskutua në rrethin e familjes, qëllimi ishte një ndarje tradicionale, jo një divorc. Edhe gjatë kësaj, ai i kërkoi asaj të ndërpriste përsëri shtatzaninë. „Në këmbim, ai i ofroi asaj mundësinë të qëndrojë këtu dhe të mos i prishë letrat“, thuhet në aktakuzë. Por, gruaja e refuzoi këtë marrëveshje dhe nuk e ndërpreu shtatzaninë.

Në muajin e katërt të shtatzanisë, përmes dajës së tij, i akuzuari e informoi se po që se e mbajn fëmijën, do të deportohej në Serbi. Por nëse e ndërpret shtatzaninë, ai i siguroi se do të mund të qëndrojë në Zvicër. Përveç kësaj, ai dyshohet se i ka thënë gruas së tij se do të duhet të kthehet në Serbi pa lejeqëndrim dhe pastaj, ai do të shkojë atje dhe do ta marrë vajzën e saj.

Për të pandehurin, prokuroria kërkon fajësi për nxitje të shumëfishtë të përpjekjes për abort dhe tentim detyrimesh të shumta, me një burgim me kusht prej nëntë muajsh, informon Shtegu.com.

Seanca do të zhvillohet të martën në Gjykatën rajonale në Rheintal. Gruaja është palë private paditëse dhe kërkon dëmshpërblim.