A ju kujtohet Nexhipi që tundte rrjetat e portierëve jugosllavë – ja se çfarë shkruan
20:54:36 2016-05-03
Një postim tejet emoconues në rrjetin social facebook ka bërë një prej legjendave të gjneratës së artë të KF Prishtina të viteve 80-ta, Mensur Nexhipi, pas pranimit të Kosovës në UEFA.
Nexhipi ka shkruar se ëndrra e tij është bërë realitet dhe se ndjehet krenar që edhe ai ka kontribuar për këtë ditë historike për futbollin e Kosovës.
“Ëndrra që bëhet realitet. Uroj gjithë shqiptarët kudo që janë posacarëisht gjithë Kosovës për këtë ditë kur Kosova dhe futbolli i saj pranohet në shtëpinë më të madhe europiane-UEFA. Duke kujtuar periudhën më të mirë futbollistike të kohërave 1980-90 sot ndjehem krenar që kontributi im, i gjithë bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mi arritëm dhe pritëm këtë ditë historike. Urime dhe shpresojmë që rrugën tonë do ta vazhdojnë talentet e rinj, duke përfaqësuar këtë vend në arenën ndërkombëtare. Me respekt, I juaji Mensur Nexhipi”, ka shkruar Mensur Nexhipi në një postim në facebook.
Mensur Nexhipi është babai i futbollistit të njiohur Nderim Nexhipi./lajm/