A janë në vete këta refugjatë, kërkojnë dy mijë euro para xhepi ?!

53 Lexime

Kriza e refugjatëve ka shumë fytyra, ndërsa njërën prej tyre, të shëmtuar, mund lexoni në këtë shrim që ka ngjallur reagime të shumtë në Austri. Në St. Kanzian afër Klopeinersee në Austri, njëzet refugjatë kanë hyrë në grevë urie, arsyeja: Ata duan 2.000 euro neto, para xhepi në muaj dhe në vend të letërnjoftimit që u jepet refugjatëve, ata kërkojnë pasaporta të vërtetë austriakë. Një lajm të tillë e bënë të ditur policia ausriake gjatë të mërkurës, shkruan „unzensuriert.at“, transmeton „Shtegu.com“. Politikani lokal, Christian Ragger, këtë veprim e ka quajtur „kërkesë të egër“, e cila dëshmon se mund të lindin spekulime në shfrytëzimin e shtetit social.

„E gjitha kjo dëshmon se çështja e refugjatëve duhet të përafrohet nga kërkesat e llojllojshme. Si duket, në mesin e refugjatëve ka pasqyra të gabuara, për ate se çka i pret në Austri apo Gjermani. E drejta e azilit sjellë të drejta dhe përgjegjësi“, ka deklaruar Ragger. Për të arritur këtë qëllim, refugjatët jo vetëm që u futën në grevë urie, por edhe duan të organizojnë një konferencë për shtyp, me të cilën do të sensibilizonin popullatën për kërkesat e tyre.

Kërkesat e refugjatëve janë të palogjikshme kur merret parasysh se një pension mesatar për një austriak është vetëm 872,31 euro në muaj. Bile, një çift familjar i cili është i pensionuar, nuk mund të tejkalojë vlerën prej 1.307,89 euro në muaj, edhe pse ai tërë jetën ka punuar në Austri dhe ka paguar tatim për shtetin. Por, me këta njerëz, askush nga austriakët nuk është solidarizuar.