A është e drejtë të punohet në temperatura rreth 70 gradë?!

Date:

18:43:24                  2019-06-29

 

Sindikata zvicerane UNIA, ka reaguar për mbrojtjen e punëtorëve nëpër kantiere, gjatë ditëve të nxehta, që ata të mos jenë të ekspozuar drejtpërdrejt në diell, për shembull nëpër autostrada dhe në kantieret me katran dhe ato të mbyllen në temperatura më të larta se 35 gradë. Shumica e kompanive i janë përgjigjur kërkesës së sindikatës, me masa përkatëse për freskim. Por, shumica e tyre nuk e kanë ndërmend t`i ndalin punimet për shkak të miotot të nxehtë, edhe pse ata theksojnë se shëndeti i punëtorëve është primar për ta.

Në ditët e fundit, temperaturat në Zvicër kanë arritur mbi 35 gradë, vala e nxehtësisë është duke mbizotërur në tërë Zvicrën.

Siç raporton Tele M1, nëpër kantiere temperatura arrin rreth 70 gradë celsius, informon Shtegu.com. Vetëm katrani me të cilin punëtorët punojnë, është 180 gradë i nxehtë. „Këtu është pothuajse si një sauna“, ka deklaruar një punëtor në kantier.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...