Të akuzuar të tjerë pas ndeshjes së dhunshme të futbollit midis FC Kosova dhe Versoix në Gjenevë

97 Lexime

Dy lojtarë të tjerë do të përballen me drejtësinë zvicerane, pas një sherri që shkaktoi lëndime serioze, në fund të një ndeshje amatore në qershor të vitit 2018.

Më në fund, katër persona do të paraqiten para Gjykatës Penale zvicerane, pas ndeshjes së turpshme midis Versoix dhe Kosovës, e cila përfundoi në një zënkë shumë të dhunshme në vitin 2018. Nëse vjeshtën e kaluar, prokurori publik njoftoi për dy të akuzuar, aktakuza e fundit e konsultuar nga gazeta „Tribune de Genève“, tregon se do të ketë dyfish më shumë, transmeton Shtegu.com. Bëhet fjalë për tre lojtarë dhe një tifoz të klubit shqiptar. Njëri nga të pandehurit do të duhet veçanërisht të përgjigjet për veprën penale „tentim vrasje“.

Më 10 qershor të vitit 2018, fundi i takimit amator të kampionatit të katërt midis Versoix dhe Kosova kishte degjeneruar pas një grindje mes dy lojtarëve. Sherri i përgjithshëm që pasoi, la dy të plagosur rëndë në radhët e ekipit të Versajës. Njëri ishte goditur veçanërisht në kokë, tjetri kishte një mushkëri të shpuar. Në këtë rast, me urdhra penalë tashmë janë dënuar shtatë persona të tjerë, me dënime që variojnë nga mëditje gjobë të pezulluara, deri në gjashtë muaj burg.