Rrugëtimi i suksesshëm i bashkatdhetarit Danush Luzha në Gjermani

Date:

Kompania „Garten Landschftbau“ e bashkatdhetarit nga Begraca, Danush Luzha, gjithnjë e më shumë ëhtë duke shënuar suksese në Gjermani, duke krijuar një imazh të një sipërmarrësi të suksesshëm e ambicioz në këtë sferë.

Rrugëtimi i Danuzhit për të themeluar një kompan të tillë, daton që nga 15 janari 2009. Në këtë ditë ai u përcaktua që të provojë fatin si sipërmarrës i pavarur dhe për dy vite të tëra ishte një sipërmarrës shumë i kërkuar nga banorët vendas, pasi ai ishte specializuar në rregullimin e oborreve, kantiere të vegjël e të medhenj deri 3 100 metra katrorë, kalldërme, vendparkime, terraca, mure të thata, asfalt, bari, prerje të drunjëve, krasitje të pemëve, gardheve, mbjelljen e drunjëve,luleve, hapjene bodrumeve, prishjene shtëpive etj.

Kompania posedon të gjitha veglat e punës që i nevojiten një firme, dy kamionë, dy eskavatorë etj. Në gjirin e saj „Garten Landschftbau“ ka angazhuar pesë e ndonjëherë edhe deri në shtatë punëtorë të zellshëm! Administrimin e kompanisëe udhëheq vajza e Danushit, Mërgime luzha Bajrami, e cila para dy vitesh, në Shtutgart ka përfunduar masterin për matematkë dhe ekonomi! Përpos se pasdite ajo i kryen të gjitha piunët e kompanisë, kohën tjetër ajo është e angazhuar si mësuese nënjë shkollë në afërsi të aeroportit! „Fillimi ishte pak i vështirë, kisha nevojë për punëtorë, shtatë veta i solla nga Kosova me viza pune, por pasi i rregulluan punët, ata u larguan. Tani, me punën dhe punëtorët jam i kënaqqur, shumica janë të rrethinës së Kaçanikut: Për mua, firma është një familje e dashur ku të gjithë e gjejmë një satsfaksion për mallin ndaj vendlindjes! Përpos punës që bëjmë, gjithmonë jemi edhe përkrahës të aksioneve që merren në këtë rrethinë me shuma simbolike! Për momentin, kompania ka krijuar një imazh të një shoqërie serioze në rrethinë, kërkesat për punë janë shtuar, prandaj jemi në kërkim të punëtorëve që e njohin punën“, thotë Danushi enkas për portalin Shtegu.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...