Policia gjermane arreston kriminelin e rrezikshëm kosovar

Date:

12:20:07                2017-10-24

 

 

 

Gjatë fundjavës në aeroportin e Düsseldorfit është arrestuar një shtetas 46-vjeçar kosovar, i cili ka qenë i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar nga autoritetet holandeze.

 

 

Krimineli i kërkuar ka udhëtuar nga Prishtina dhe në pikën kufitare është identifikuar me pasaportën e vet kosovare. Pas kontrollimit të të dhënave, Policia federale gjermane ka konstatuar se kosovari ka qenë i kërkuar për vepra të ndryshme kriminale, shkruajnë mediet gjermane, përcjellë „Shtegu.com“. Ai ka qenë i dënuar me tetë vite burg për shkak të pjesëmarrjes në trafikim të qenieve njerëzore, shantazhit dhe pengmarrjes.

 

 

Gjithashtu në tre raste ai ka marrë peng femra, i ka detyruar në prostitucion dhe i ka shantazhuar. Në vitin 2005 është arratisur nga burgu dhe tashmë do të duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1.104 ditëve burgim në Holandë. Së shpejti pritet që kosovari të ekstradohet në Holandë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...