Shkodrani nga Suedia është bërë tmerr për portierët e Ligës së parë suedeze

Date:

17:50:09                   2017-10-24

 

 

 

 

Edhe një yll kosovar në futboll i është shtuar Ligës së parë suedeze dhe kohëve të fundit portierët e kanë halë në sy djaloshin kosovar. Bëhet fjalë për Shkodran Mahollin i cili po luan me sukses të madh në ekipin suedez IK Sirius që garon në Ligën e parë suedeze dhe aktualisht gjendet nga mesi i tabelës.

 

Në ndeshjen e fundit si mysafir, IK Sirius siguroi një pikë të vlefshme ndaj ekipit IF Hammarby, ndeshje kjo që u mbyllë me rezultat të barabartë 3:3. Përkundër avansimit të mikpritësve me rezultat 2:0, në pjesën e parë Shkodrani shënoi gol duke zvogëluar avantazhin në 2:1. Ai shënoi edhe një gol tjetër për të udhëhequr me rezultat 2:3, por vendasit arritën ta barazojnë rezultatin dhe të kënaqen me një pikë.

 

Shkodran Maholli është me prejardhje nga Kosova dhe është i moshës 24-vjeçare, 1.87 cm i gjatë, luan në pozitën mesfushor-sulmues me këmbë të majtë. Me ekipin e IK Sirius ka kontratë të nënshkruar deri në fund të vitit 2020. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...