Djaloshi shqiptar shkakton dëm të madh me veturën sportive „BMW M4“

Date:

08:26:49                  2017-10-24

 

 

Pasditen e së hënës, Nderim K. ka shkaktuar një aksident të vërtetë me veturën e vet sportive në „Bodanstrasse“ në Konstanz, duke dalë nga rruga, mbi trotuar dhe duke goditur xhamin e një lokali. Dy kalimtarë të rastit mezi që kanë arritur t`i shmangen tragjedisë, ndërsa Nderimi ka kërkuar falje.

 

 

Pasditen e së hënës, Nderim K. (22) nga Kreuzlingeni nuk do ta harrojë shumë shpejt. Ai është gjendur para dritës së kuqe në Bodanstrasse në qendër të Konstanzës. Posa ndizet drita e gjelbër, ai i jep pak më tepër gaz veturës së vet sportive të llojit „BMW M4“.

 
Por, Nderimi bëri një gabim të madh, pasi asfalti ka qenë shumë i lagët për vetirën me 400-PS. Me këtë rast, Nderimi e humbë kontrollin mbi veturë, duke dalë nga rruga dhe duke goditur xhamin e një lokali. Dëmi material është llogaritur në rreth 70.000 franga zvicerane.

 

 

324

 

 

Dy kalimtarë të rastit mezi që kanë arritur t`i shmangen tragjedisë, duke pësuar lëndime të lehta, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Një ditë pas aksidentit, Nderimi ka kërkuar falje për veprimin e tij, duke pohuar: „Askend nuk e kam lënduar, dy kalimtarët janë lënduar kur ata i janë mënjanuar veturës time“.

 

 

Përkundër kësaj, Nderimi dëshiron tu kërkojë falje kalimtarëve, të cilët ende nuk i janë paraqitur: „E di se kam bërë gabim. Por, gjithashtu jam i vetëdijshëm se për çfarë bekimi mund të flitet kur askush nuk është lënduar“. E ëma e Nderimit është tmerruar nga aksidenti dhe me lot në sy deklaron: „Kush e di se çfarë ka mund të ndodhë, ky aksident ishte aq i panevojshëm“, ka përfunduar ajo duke mbuluar fytyrën me duar.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...