12:56:54 2017-09-28
Ai është udhëtari më i ndershëm ilegal në Zvicër: Pas plotë 50 vitesh, një person nga regjioni Bernës ka kërkuar falje për udhëtimin që e ka bërë pa biletë të vlefshme.
Mëngjesin e së enjtes, Drejtoria e qarkullimit hekurudhor rajonal të Bernës (RBS) ka pranuar një shkrim të jashtzakonshëm: Një udhëtar ilegal që e ka brejtur me vite të tëra ndërgjegja ka vendosur të paraqitet. Ai ka shprehur dëshirën ta korrigjojë gabimin e tij edhe ate pas plotë një gjymë shekulli.
Para 50 vitesh, në relacionin në mes të Stettlen dhe Bernë, ai e kishte shfrytëzuar disa herë të njëjtën biletë. Tani është paraqitur dhe kërkon ta paguajë dënimin, pasi ndërgjegja e ka rënduar me vite të tëra: „Po që se më dërgoni një faturë dënimi, unë do t`ua paguaja me gjithë dëshirë“, ka shkruar në letër ish udhëtari ilegal.
Te kjo sipërmarrje nuk duan më të ndërmarrin hapa ligjorë, por ata janë shqetësuar mjaft nga letra: „Një gjë të tillë ende nuk e kemi përjetuar“, ka pohuar për „20 Minuten“ zëdhënësi i RBS-it Caspar Lösche, përcjellë „Shtegu.com“. Dhe për RBS-in është shumë e qartë se personit në fjalë nuk do t`i dërgohet faturë. „Në aspektin administrativ, viti 1957 llogaritet si i mbyllur“, vazhdon më tej Lösche.
Megjithatë, personi më i ndershëm në Zvicër do të pranojë letër nga RBS-i, në të cilën do t`i falënderohen për ndershmërinë e pashoqe.

