Ministri Taravari më i suksesshmi në Europë, ia kalon edhe Zvicrës

39 Lexime

10:49:23                2017-09-29

 

 

 

 

Pothuajse për çdo vit, pacientët në Zvicër e gëlltisin nga një pilulë të hidhur – rritjen e çmimit të sigurimit shëndetësor. Deri në vitin 2018 ato do të rriten deri në 4 për qind. Duke iu referuar kësaj dukurie, parashtrohet pyetja: Vallë sa i mirë është sistemi shëndetësor zviceran dhe si qëndron raporti i shërbimit mjekësor bazuar në çmimet përkatëse?

 

Sa i përket çështjes së kualitetit, pacientët mund të marrin frymë lirshëm: Sistemi shëndetësor zviceran qëndron në vendin e dytë. Vetëm sistemi shëndetësor holandez ia tejkalon në këtë drejtim. Në vendin e tretë pozicionohet Norvegjia, shkruhet në një raport të „Euro Health Consumer“, përcjellë „Shtegu.com“. Krahasimi i sitetmit shëndetësor është bërë në 35 vende europiane.

 

Në raportin e shërbimit mjekësor bazuar në çmimet përkatëse, Zvicra qëndron diku nga mesi në vendin e 19-të. Sistemi shëndetësor në Gjermani, Francë, Çeki apo Estoni është më i mirë se në Zvicër. Në këtë drejtim, Maqedonia është pa konkurrencë.

 

Arne Björnberg është duke bërë krahasimin tash e 12 vite. Triumfin e Maqedonisë ajo e argumenton: „Në Maqedoni nuk duhet më të pritet për termin tek një specialist. Është njëlloj sikurse të bëhet ndonjë termin tek floktari. Pacientët presin maksimum dy ditë“.

 

Një fenomen i tillë është mundësuar nga ministri maqedonas i Shëndetësisë: „Për vetëm dy vite, në gjithë vendin ai ka instaluar një sistem elektronik administrativ për mjekët familjarë. Në kët mënyrë, mjekët familjarë drejtpërsëdrejti mund të organizojnë për pacientët e vet ndonjë termin tek specialisti“, pohon Björnberg për Televizionin shtetëror zviceran SRF.