Arrestohet kosovari që vrau serbin dhe plagosi boshnjakun

Date:

Viktima Perica G.

 

 

 

 

20:26:34                2017-09-15

 

 

 

 

 

Kosovari 38-vjeçar, më datë 19 gusht të këtij viti, rreth orës 4.30, në lokacionin në mes të rrugëve „Ottakringer Strasse/Kalvarienberggasse“ ka therë me thikë dy persona pasi i kishin dhënë „kompliment“ përcjellëses së tij. Gruaja në fjalë ka deklaruar se përcjellësin e ka njohur vetëm nga shikimi, i cili atë natë ka qenë në një klub në „Ottakringer Strasse“.

 

 

 

I dyshuari për vrasje, edhe përkundër refuzimit të afrimit, e ka përcjellur gruan rrugës për në shtëpi. Viktima 37-vjeçare, një pronar lokali dyshohet t`i ketë thënë: „Çmenduri, në këtë kohë një grua kaq e bukur të ecë nëpër rrugë“. Me këtë rast, shoqëruesi i gruas 36-vjeçare nxjerrë një thikë dhe i therë dy personat. Që të dy personat e sulmuar, një shtetas serb dhe një boshnjak, bien përtokë duke pësuar lëndime të rënda.

 

 

 

Pas një operacioni urgjent, serbi 37-vjeçar nuk arriti tu mbijetojë plagëve të marra, ndërsa boshnjaku i plagosur rëndë mbijetoi.

 

 

 

Që atëherë, sulmuesi i dyshuar ishte në arrati, ndërsa ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar. Të mërkurën, më 13 shtator, i dyshuari është arrestuar në aeroportin Wien-Schwechat, rreth orës 14.30, shkruan „Heute“, përcjellë „Shtegu.com“. Kosovari i dyshuar ishte kthyer në Austri me një avion nga Prishtina.

 

 

 

Përmes një informate, policia austriake i kishte rënë në gjurmë duke e arrestuar me ndihmën edhe të njësitit special të Vjenës. „Ai tashmë është në paraburgim në Josefstadt“, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, Harald Sörös.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...