Një tjetër tragjedi e rëndë: Babai vret dy fëmijët, bashkëshorten dhe vetveten

Date:

10:55:49             2017-09-16

 

 

 

 

Një tragjedi familjare ka goditur rëndë Austrinë, natën e së premtes në të shtunë, në Hohenems: Një burrë, një grua dhe dy fëmijë janë gjetur të vdekur, thuhet në një komunikatë të policisë austriake nga Vorarlbergu.

 

 

Sipas të dhënave të para të policisë, babai 38-vjeçar ka pasur ndalesë për tu kthyer në banesë. Por, ai e ka injoruar këtë ndalesë, duke vrarë bashkëshorten e vet 33-vjeçare, si dhe dy fëmijët e moshës 7-, dhe 4-vjeçare, shkruan „Kronen Zeitung“, njofton „Shtegu.com“. Më pas ai ka bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga kati i tretë i ndërtesës.
Koha e krimit dyshohet të ketë qenë rreth orës 04.40 të mëngjesit. Motivet për kryerjen e krimit dhe rrethanat e tjera janë duke u hetuar me intensitet të madh. Informata më të hollësishme do të jepen gjatë ditës së shtunë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...