21:29:49 2017-08-04
Një udhëtim në këmbë i intelektualëve shqiptarë me vlerë të artë
Një grup intelektualësh, i përbërë nga Prof. Dr. Sefer Tahiri, Prof Dr. Izaim Murtezani, Prof. Dr Sevdail Demiri dhe Prof.Dr Skender Asani, të shoqëruar nga mikpritësi, arsimtar Neshat Mehmedi gjatë ditës së enjte janë nisur në këmbë 15 kilometra, në lartësi mbidetare prej 1560 metrash, për të arritur në fshatin e lasht; shqiptar Bozovcë. Kjo vizitë ndodh pas bahkëpunimit të shkëlqyeshëm që ka ITSHKSH me manifestimin „Karnavalat e Bozovcës“, i cili mbahet çdo vit në mars.
Është një nismë e mrekullueshme dhe për tu përshëndetur, pasi me këtë nxiten edhe intelektualët e tjerë në një rrugëtim të tillë, që do të mundësonte njohjen më të hollësishme të trojeve shqiptare, dhe dorën në zemër, heqjen e kilogramëve të tepërt nga kolltuqet monotone të përditshmërisë në qytet.
I impresionuar nga kjo aventurë, Sefer Tahiri ka shkruar në profilin e vet në Facebook:
Një rrugëtim 15 km me miqtë Izaim Murtezani, Skender Asani dhe Sevdail Demiri nëpër pejsazhet e bukura. të mahnitshme dhe magjepsëse të Malësisë së Sharrit.
Falenderojmë mikun tonë, Neshat Mehmedi i cili na bëri mikpritje bujare shqiptare dhe i cili me energjinë e tij të pashoq angazhohet për mbijetesën e kësaj zone, e cila ka nevojë për ndihmë.
P.S Mos pyetni për gjendjen e këmbëve:)

