Trajtimi mjekësor në Zvicër i papërballueshëm

48 Lexime

11:44:01                  2017-08-05

 

 

 

 

 

 

Gjtihnjë e më tepër zviceranë nuk kanë të holla për të vizituar mjekun. Tashmë janë të njohur dhjetëra raste që e vuajnë këtë problem. Shifrat e reja dëshmojnë se shpeshëherë premitë e sigurimit shëndetësor, mbeten të papaguara.

 

 

 

 
Zvicerani Peter Bertschi (58) ka probleme me frymëmarrje, ndërsa ecja e tij i ngjanë ecjes së breshkës. Zdrukthtari i papunë nga Gontenschwil ka probleme me gjurin e majtë dhe probleme rreth zemrës. Këmbët e tij janë fryrë bukur shumë pasi në to është duke u grumbulluar uji. Çdokush që e sheh mund të bindet se Bertschi duhet të vizitojë mjekun. Por, nuk mundet. Për shkak të kontrolleve dhe hetimeve të shumtë te mjekët, ai nuk i ka mbuluar të gjitha shpenzimet, prandaj është përjashtuar nga çdo beneficion tjetër për trajtim mjekësor.

 

 

 

 
Gjatë ditës së enjte, e përditshmja zvicerane „Blick“ ka bërë një anketë në të cilën dëshmohet se çdo i katërti zviceran i anashkalon trajtimet mjekësore për shkak të gjendjes financiare, përcjellë „Shtegu.com“. Peter Bertschi është një shembull i tillë. Vuajtjet e tij filluan qysh para tre viteve: „Për shkak të dhimbjeve të mia, mjekët realizuan shumë kontrolle, por nuk gjetën asgjë. Bile e bënë edhe një tomografi kompjuterike, por kot“, spjegon Bertschi. Me këtë rast ai është dashur të paguajë rreth 4 mijë franga zvicerane nga beneficionet private.

 

 

 

 
Tani, ai është duke jetuar nga të hollat e entit për punësim, por edhe me këto nuk mund të mbijetojë për të paguar të gjitha çeçet. Ai gjendet në listën e zezë të Kantonit Aargau. Kush gjendet në këtë listë të zezë, refuzohet nga çdo mjek, ndërsa përjashtime bëhen vetëm në raste të rrezikshmërisë për jetë. Për situatën e krijuar ai bën fajtor sigurimin e vet, i cili pohon se ligji vlen për të gjithë njësoj, ndërsa nuk ka dhënë spjegim lidhur me rastin konkret.

 

 

 
Në këtë gjendje të mjerë, Bertschi nuk është i vetëm, pasi sipas një statistike zyrtare, gjithnjë e më shumë persona nuk janë duke e paguar preminë e sigurimit shëndetësor. Në vitin 2012 kanë qenë 85.100 Personen, ndërsa më 2015 schon 134.400 që paraqet shtim për 58 për qind.

 

 

 
Shumat e papagura të sigurimit në të njëjtën kohë, nga 203 milionë janë ngritur në 285 Millionen Franken që do të thotë 40 për qind. Por, çfarë ndodhë me ata persona të cilët janë borxhlinj të sigurimit shëndetësor? Varësisht nga kantonet, veprimi dallon. Disa nga kantonet e mbyllin njërin sy dhe paguajnë personalisht trajtimin mjekësor të atyre të cilët nuk e kanë paguar sigurimin. Në krahasim me to, Kantoni i Tiçinos dhe tetë kantone të tjerë ngelin të ashpër në përzgjedhjen e listës së zezë për këta persona.