Zvicra në zi, humb jetën piloti dhe dy fëmijë të mitur

Date:

19:45:34                2017-08-04

 

 

 

 

 

Dhjetë minuta pas nisjes, një avion i vogël zviceran është rrëzuar. Tre persona e humbën jetën, ndërsa një i mitur është në gjendje të rëndë.

 

 

 

 

Pas rrëzimit të një avioni të vogël në afërsi të Diavolezza te Pontresina në Kantonin e Graubundenit, tre persona e kanë humbur jetën: piloti i avionit dhe dy të rinj 14-vjeçar, nga një kamp të rinjsh. Një shtatëmbëdhjetëvjeçar është lënduar rëndë.

 

 

 

 

Këtë lajm e ka konfirmuar policia zvicerane gjatë të premtes, në një konferencë për shtyp në Samedan, përcjellë „Shtegu.com“. I lënduari është dërguar me helikopter në spitalin e Churit. Avioni i vogël i llojit „Piper PA-28“ është rrëzuar rreth orës 09.30, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë hasur në një fluturake tërësisht të shkatërruar.

 

 

 

 

Avioni ka qenë duke fluturuar në kuadër të një kampi të rinjsh, që tradicionalisht mbahet çdo vit në Engadin. Që nga 30 korriku, nga ky kamp kanë fluturuar 192 të rinj.

 

 

 

 

Për pjesëmarrësit e këtij kampi është organizuar një ekip përkujdesës në rast të krizave. Të gjitha viktimat janë shtetas zvicerane, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...