Tentim vrasjeje mizore në Austri, maqedonasi në kërkim

Date:

21:27:50                        2017-07-27

 

 

 

 

Përpjekje për vrasje mizore ka ndodhur në Vjenë të Austrisë: Një grua 32-vjeçare është sulmuar me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda të rrezikshme për jetë. Sulmuesi i dyshuar maqedonas (36), është në kërkim intensiv nga policia austriake. Sipas medieve austriake, i dyshuari e ka sulmuar gruan në fjalë qysh të dielën në Vjenë-Mariahilf me një gaz lotsjellës dhe më pas e ka rrahur. Pas kësaj, ai e ka therë me thikë disa herë viktimën 32.vjeçare, thuhet në një komunikatë të policisë, njofton “Almakos”. Me plagë të rënda të rrezikshme për jetë, gruaja është dërguar në spital. Sulmuesi për momentin është në arrati. Sipas zëdhënësit të policisë austriake, Paul Eidenberger, sulmuesi dhe viktima më parë kanë qenë një çift. Policia supozon se motivi i ngjarjes mund të ketë qenë “një histori klasike dashurie”. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e sulmuesit./Almakos

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...