Politikani shqiptar nga Zvicra i mahnitur nga zhvillimi i Kosovës

110 Lexime

Blerim Bunjaku (majtas) gjatë një ahengu në Kosovë

 

 

 

 

 

17:37:55                           2017-07-29

 

 

 

 

 

 

Politikani shqiptar nga radhët e Partisë zvicerane SP, Blerim Bunjaku, pas angazhimit dhe aktivitetit politik në Zvicër dhe afirmimit të çështjes kosovare në shtetin helvet, pas gjashtë vitesh ka gjetur pak kohë të lirë që të vizitojë Kosovën. Ai është befasuar me zhvillimin e vendit, ndërsa impresionet e veta i ka shprehë në profilin e vet në Facebook, duke shkruar:

 

 
„Kemi një aeroport të veçantë, autostrada dhe disa rrugë të modernizuara, supermarkete më të mirë se në Zvicër, sikurse dhe restorante dhe kafeneja të reja… për ata që kanë, ka lezet…“.

 

 

 

 

Postimit të vet i janë përgjigjur edhe zviceranët kurreshtarë, kurse Blerimi njërit nga ta i është përgjigjur:

 

 

 

 

„Kosova lirisht mund të krahasohet me vendet e tjera europiane, bile disave edhe ua ka kaluar, psh. me aeroport bashkëkohor, autostradat, restorantet, kafenetë, mundësitë e shëtitjeve dhe shumë e shumë gjera të tjera. Ekonomia ka ngecur në vend dhe hendeku midis të varfërve dhe të pasurve është rritur jashtzakonisht“.

 

 

 

 

Menjëherë ka pasuar përgjigja e zviceranit:

 

 

 

 

„Ju falemnderit për përgjigjen e hollësishme, jam duke marrë pjesë në vëzhgimin tuaj. Pavarësia është arritur, shumëçka është investuar në infrastrukturë. Tani vërtetë pason pjesa më e vështirë: Konkurrenca para proteksionizmit, institucine të forta si parakusht për invetime private. Dhe gjera të tjera për të cilat të huajt nuk donin të dinin për këtë pjesë periferike të kontinentit. Në këtë drejtim, diaspora mund të bëjë ndryshime të rëndësishme, por kjo le të ngelë vetëm si pikëpamje optimiste… Enjoy the holidays still left….“, ka përfunduar zvicerani me këshillat e veta për një Kosovë më të zhvilluar dhe duke i dëshiruar shijim të këndshëm të pushimit (në gjuhën angleze). (Shtegu.com)