Falënderim publik i shqiptarit nga Maqedonia për spitalin e Vlorës

95 Lexime

19:20:39                   2017-07-27

 

 

 

 

Në redaksinë e „Shtegu.com“ ka ardhur një shkrim me të cilin shqiptari nga Maqedonia, Faton Ismaili, dëshiron t`i shprehë FALËNDERIM PUBLIK Spitalit të qytetit të Vlorës, me rastin e përkujdesjes së këtij institucioni ndaj familjarëve të vet. Nuk ka mëdyshje se mëmëdheu gjithnjë mbetet mëmëdhe. Përgëzim special për këtë institucion dhe qytetarët e saj. Ja edhe shkrimi i Fatonit që e ka postuar edhe në profilin e vet në Facebook.

 

 

 

 

Zemër të madhe ka Shqipëria!

 

 
E martë 25 korrik 2017 – Une dhe reja ime Albina, me djegie të rëndë të lëkurës nga dielli, u nisëm të shkojmë në ambulancë për kontroll mjeksor. U ndalëm për të pyetur një zonjë (më vonë mësuam se quhet Dafina) se ku gjendet Emergjenca. Na pyeti çfarë problemi kemi. Albina ia tregoi shpinën. Dafina menjëherë na mori dhe na dërgoi në spitalin e qytetit (ku edhe punon). Na drejtoi dhe na ka përcjellur në të gjitha fazat e trajtimit.

 

 
E mërkurë 26 2017 – Unë me dy djemt dhe dy nipat, Arijonin dhe Leartin u ndalëm në të njëjtin vend të pyesim ku është saktë Emergjenca. Një vlonjat, i ulur në bankë, u ngrit menjëherë në këmbë dhe bashkë me ne erdhi te Emergjenca. Na udhëzoi deri te infermierja. Kjo, pa humbur kohë, i mori dy nipat dhe me makinën e ambulancës na dërguan në spitalin e Pediatrisë.

 
Edhe aty, menjëherë, na pranoi mjekja kujdestare, i kontrolloi dhe na i dhanë të gjitha trajtimet e duhura.  Njëri nip u desht të qëndrojë gjithë natën dhe të pranojë infuzione.
Dhe krejt kjo FALAS.

 

 
Prandaj dua të shprehi falënderim të madh për Zemrën e madhe që e ka Shqipëria dhe shqiptarët…

 

 

 

13567201_10153957764358445_7355655468885015050_n

 

 

 

PS
Duke pasur parasysh se gjtihmonë mund të gjenden cinikë të cilët do të komentonin se „neve na kanë trajtuar ngase jemi turista“ dua të sqaroj se personeli i spitalit mbrëmë (derisa unë isha aty) ka kontrolluar „një milion“ fëmijë nga Vlora të gjithë me infeksion stinor…

 

 
Një tjetër rast i ka ndodhur gjithashtu edhe në Lezhë dhe ai poashtu shprehë FALËNDERIM PUBLIK për këtë rast

 

 

 

 

Tani po shfrytëzoj rastin të tregoj edhe një tjetër rast prej vitit 2015. Atë vit ishim me KB LIRIA 77 në kamp të basketbollit në Shëngjin. Me në ishin edhe gjyshi dhe gjyshja e një anëtari të klubit tonë, të cilët ishin Boshnjakë. Një natë gjyshja u sëmur (kishte temperaturë të lartë), Pronari i hotel ARTA (ku ishim vendosur) z-ri Sami Izairi -Komandant Baci e dërgoi gjyshen në spitalin e Lezhës. Ajo ishte trajtuar si asnjëherë në jetën e saj dhe FALAS (kjo e kishte befasuar gjyshen tepër). Kur u kthye nuk sinte si të shprehë falënderimin….