Gjermanët të pikëlluar, papritmas vdes futbollisti shqiptar

Date:

18:24:08                    2017-07-06

 

 

 

 

 

Ekipi futbollistik gjerman TFC Bayreuth është në pikëllim me rastin e vdekjes së futbollistit shqiptar, Safet Shala. Futbollisti 46-vjeçar, për shkaqe ende të panjohura, të dielën ka ndërruar jetë në banesën e tij. Paraprakisht, Safeti tashmë i ndjerë, e kishte zhvilluar një ndeshje kontrolluese kundër ekipit SV Heinersreuth. Ekipi i tij, do të zhvillojë një ndeshje të kupës, të ardhurat e të cilës do t`ua dedikojnë familjes së Safetit. Bile, edhe kundërshtari, BSC Saas të ardhurat e tij do ta bëjë të njëjtë gjë.

 

 

 

„Kishim probleme me mungesë të kuadrit dhe e thirrëm Safetin, i cili na dha premtim spontan“, pohon për „Nordbayerischer Kurier“ udhëheqësi i ekipit, Antonio Bautista, përcjellë „Shtegu.com“. „Në mes të pjesës së dytë, Safeti filloi të ankohet për dhimbje në shpinë dhe filluan problemet me frymëmarrjen“, vazhdon Yilmaz Gel, shefi i shtabit dhe njëherit lojtar aktiv, i cili të dielën së bashku me Safetin ishin në fushë të gjelbër.

 

 

19601140_1389042027798867_4230787047695324246_n

 

 

 

Yilmazi më tej përkujton se e kishte lutur Safetin që pas ndeshjes ta shoqërojë deri në spital. „Ai refuzoi, pasi më me dëshirë do të shkonte në banesë. Një shok i yni e shoqëeoi deri në shtëpi“, ka pohuar Yilmazi. Në prani të bashkëshortes dhe vajzës së tij dymbëdhjetëvjeçare, ai është ankuar për dhimbje të forta dhe pas pak kohësh, e humbë vetëdijen.

 

 

 

Mjeku kujdestar vetëm se e ka konstatuar vdekjen e babait të dyfishtë. „Deri më tani ende nuk është dëshmuar shkaku i vdekjes, por dyshohet se ai pati probleme me zemrën“, ka deklaruar Bautista.

 

 

 

Ekipi i TFC, Safetin e ka vlerësuar si person shumë të dobishëm dhe të mirë, i gatshëm për të ndihmuar gjithnjë, i cili edhe pse në ekip ishte aktiv në mënyrë sporadike, në shoqatë ishte shumë i integruar.

 

 

 

„Tashmë, ekipi TFC dëshiron t`i ndihmojë familjes së Safetit, i cili ishte i besimit islam dhe kishte shprehur dëshirën të varrosej në vendlindje. Natyrisht se të gjithë jemi të shokuar dhe do të na duhet shumë kohë që të qetësohemi“, ka përfunduar Yilmaz Gel.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...