Djelmoshat e Fortuna 2009 triumfuan edhe në turneun mbarëkombëtar në Ulqin

Date:

15:03:52                  2017-05-30

 

 

 

 

KF “Fortuna 2009” fundjavën që e lamë pas kishte paraqitje të mirë në turneun mbarëkombëtar të zhvilluar në Ulqin. Skuadra e U13 (2004) e kësaj shkolle të futbollit , deri në vendin e parë në gjashtë ndeshje ka shënuar po aq fitore. Kjo skuadër e cila vjen nga zona e Karadakut të Shkupit, ka pasur një dominim të plotë. Përpos çmimeve individuale ata kanë marrë edhe ate të golashënuesit më të mirë (Xhezair Abduli) me 9 gola të shënuar. Duke iu falënderuar nikoqirëve për mikpritjen, drejtuesit e Fortuna 2009 kanë shkruar një uratë:
“SHQIPTAR NUK BËHESH – SHQIPTAR LINDESH” – me këto fjalë po e fillojmë dhe mbarojmë falënderimin tonë për gjithë atë mikpritje bujare, që ua bëtë fëmijëve tanë gjatë qëndrimit tonë në Ulqin. Ju Z. Don Gabriel, me veprat e juaja kombëtare dëshmuat se `Shqiptar patriot dhe bujar lindesh, dhe kurrë s’bëhesh`. Juve dhe bashkëpunëtorëve të juaj Zoti ju ruajt nga e keqja dhe ua lehtësovt rrugën e misionit tuaj që e keni nisur”, kanë shkruar në Facebook. Në turneun i cili u organizua me rastin e shënimit të festës fetare “Ditët Shën Ndout”, kanë marë pjesë ekipe nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Fortuna 2009 nga Maqedonia.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...