17:31:59 2017-05-30
Policia e Kantonit të Zug-ut ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet: Që nga data 29 maj e këtij viti, rreth orës 09.15, është zhdukur nga klinika „Zugersee“ e Oberwilit, shqiptarja:
Sanije Aliti, 48-vjeçare, rreth 160 cm e gjatë, e hollë, flokë të zezë e të gjatë, sy ngjyrë kafeje, flet gjuhën shqipe.
Personi në fjalë mban të veshur:
një bluzë krahëshkurtër ngjyrë të errët, një xhaketë të shkurtër e të zezë, këpucë të zeza të llojit balerina.
Zonja Sanije Aliti për herë të fundit është parë të hënën më 29 maj 2017, rreth orës 09.15, në klinikën „Zugersee“. Që atëherë i zhduket çdo gjurmë.
Informata lidhur me qëndrimin eventual të personit mund të jepen te policia e Kantonit të Zug-ut në Zvicër, apo në çdo pikë policore, tel. 041 728 41 41.

