Xhentëllmen se jo mahi: Piloti i qeras udhëtarët e vet me nga një picë

Date:

Me siguri se kjo e meriton epitetin shërbimit të klasës së parë. Pasi avioni i tij, për shkak të motit të lig qëndroi në pistë, një pilot amerikan e mori celularin dhe porositi pica për udhëtarët – me shpenzime personale!
Nuk zgjati shumë kohë dhe të punësuarit e picerisë „Marco’s Pizza“ i shërbyen udhëtarët me nga një picë. Sapo të pjekura, në avion u shërbyen plot 65 pica. Dhe, pasagjerët, të cilët filluan të zemëroheshin për pritjen e gjatë, pasi fluturimi numër 561 për shkak të motit të lig, në vend se të fluturojë drejtpërsëdrejti nga Philadelphia për në Atlanta, kishte aterruar në pistën e vogël të Knoxville, tashmë filluan të duartrolasin dhe të festojnë.
Dy orë më vonë, udhëtimi vazhdoi përsëri, por kësaj radhe me udhëtarë të zhurmashëm që shprehnin kënaqësinë e tyre. Edhe nga piceria u deklaruar të kënaqur: „65 pica për një gjysmë ore, kjo nuk ndodhë çdo ditë. Furra jonë vërtetë u nxehë shumë“, deklaroi menaxheri Jonathan Jenkins. „Krejt kjo kushtoi 600 dollarë, plus 80 dollarë bakshish. Një ditë e bukur për shka të motit të lig“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...