Zviceranët vuajnë nga sëmundja më e re „Albaneritis“

Date:

19:52:11                 2017-02-28

 

 

 

 

 

Në fshatin zviceran Mümliswil të Kantonit të Solothurnit, në karnavalin tradicional, një grup prej gjashtë deri tetë personash janë parë me një parullë ofenduese ndaj shqiptarëve. Grupi ishte pagëzuar me emrin shqiptar „Spastrim Clean“, ndërsa në parullat e tyre janë ofenduar shqiptarët, refugjatët dhe zezakët.

 

 

 

Në këtë mënyrë, ata kanë shkruar për sëmundjen e llojit „Albaneritis“, me ç`rast personat me këtë sëmundje kokët i kanë si kartoni, ndërsa vozitin vetura të llojit „BMW M3“.

 

 

 

Të menjëhrshme kanë qenë reagimet e organeve përkatëse kundër racizmit, shkruajnë mediet zvicerane, përcjellë „Shtegu.com“. Sipas ekspertit Dominic Pugatsch, nëpër karnavale lejohet një sasi e caktuar e humorit, por një veprim i tillë është i pakripë dhe i patolerueshëm.

 

 

 

Një veprim i ngjashëm kishte ndodhur që në vitin 2003, kur Gjykata e Bazelit i kishte dënuar autorët e një shkrimi racist.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...