Gjermanët shokohen me dëbimin e familjes kosovare, dhuratat ua dërgojnë në Kosovë

Date:

14:47:30                  2017-01-01

 

 

 

 

 

 

Pak para Krishtlindjeve, nga qendra strehimore për refugjatë në Stuttgart-Heumaden, është dëbuar papritmas një familje kosovare. Prindërit tashmë kishin gjetur nga një vend për praktikë, kështu që shumica e gjermanëve në Heumaden janë shokuar nga ky veprim.

 

 
Karl-Heinz Lubotzki tashmë 20 vite është duke u përkujdesur në qendrën strehimore në Heumaden. Për te dëbimet e refugjatëve nuk janë diçka e befasueshme, por rasti i familjes kosovare Haliti, e ka tronditur rëndë: Katër ditë para Krishtlindjeve, familja Haliti u shoqërua në mëngjes nga policia dhe u dëbua në Kosovë.

 

 

 

 

Pasi Kosova llogaritet si vend i sigurt i prejardhjes, kosovarët nuk kanë shumë gjasa të qëndrojnë në Gjermani. Kështu ndodhi edhe me Adelina Imerin dhe Mehdi Halitin, të cilët në Gjermani kanë ardhur nga muaji shkurt 2015, me katër fëmijët të moshës në mes katër-, dhe 13-vjeçare, shkruan „Stuttgarter Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“. Me këtë rast, shumë banorë të rrethinës janë befasuar nga ky veprim i shtetit gjerman, pasi thuhej se familja nuk do të dëbohet gjatë dimrit. Familja Haliti ka qenë shumë mirë e integruar në shoqërinë gjermane. Por, policia kishte ardhur nga ora tetë e mëngjesit, duke i marrë nga tavolina e bukës, fëmijët i kishte marrë nga shkolla dhe gjithë familjen e kishte dërguar në aeroport.

 

 

 

 

Por banorët e Heumadenit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Shumica e tyre kanë qenë të ftuar për Krishtlindje tek familja Haliti, kështu që ata ishin përgatitur duke blerë dhurata, të cilat tashmë u kanë ngelur nëpër shtëpi. Shumica e banorëve të Heumadenit janë mobilizuar që në ditët e ardhshme të udhëtojnë për në Kosovë dhe t`ua dërgojnë dhuratat e blera, si dhe gjerat e nevojshme për një fillim sa më të mbarë në Kosovë, në këtë dimër të ftohtë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari

I Palodhshëm për Çështjen Kombëtare Mirënjohje për z. Xhemali Bafkjari Në...

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...