Gjykatësi zviceran: Werner Oechslin
18:06:25 2016-11-18
Gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën kantonale të Schaffhausenit në Zvicër, të enjten është dënuar një kosovar 42-vjeçar, me 20 muaj burg. Sipas medieve zvicerane, kosovari është dënuar për plaçkitje, shkaktim të dëmeve në pronë dhe prishje të qetësisë publike.
Ndër të tjera, ai akuzohet edhe për një plaçkitje në një shitore në Hallau, me ç`rast kishte shkaktuar dëm në një vlerë prej gjithsej 1.600 frangave zvicerane, njofton „Shtegu.com“. Më pas, ai ka vjedhur një furgon të cilin e ka dërguar në vendbanimin e vet në Bad Säckingen. Kosovari 42-vjeçar edhe më parë ka qenë i njohur për delikte të shumtë. Ajo që bëri jehonë më të madhe gjatë kësaj seance gjyqësore, ishte shqyrtimi i fundit i këtij rasti për gjykatësin zviceran Werner Oechslin, i cili pas kësaj do të pensionohet.

