Gjermanët parandalojnë dëbimin e shqiptarit të mitur

Date:

21:34:33                  2016-11-08

 

 

 

 

 

Dëbimi i paralajmëruar për të hënën, i një shqiptari 17-vjeçar nga Gjermania, është prolonguar edhe për një kohë të pacaktuar.

 

 

 

 
Shqiptari 17-vjeçar, i cili është dashur të dëbohet për në vendlindje, gjendet edhe më tej në Niederrhein. Sipas informatave të medieve gjermane, dëbimi është prolonguar vetëm për një kohë të pacaktuar. Shqiptari ri është marrë nën përkujdesje nga Shoqata katolike për shërbime sociale (SKM), më tepër se një vit më parë. Kjo shoqatë e ka angazhuar drejtësinë për të penguar dëbimin e 17-vjeçarit. Përpos një procedure pranë Gjykatës familjare, shoqata ka ngritur padi kundër qytetit edhe pranë Gjyktaës së lartë administrative.

 

 

 

 

Gjatë një mbledhje që SKM e kishte mbajtur gjatë javës së kaluar, udhëheqësja e SKM, Caroline Frank-Djabbarpour ka pohuar: „Ende nuk është e shqyrtuar mënyra se si do të rrjedhin gjerat në cakun e dëbimit. Nuk është e drejtë që fati i tij të lihet ashtu thjeshtë në aeroport“.

 

 

 

 

Rasti i shqiptarit të mitur nuk është i vetmi në Krefeld. Për momentin, në qytet janë duke jetuar 173 refugjatë të mitur e të vetëm. 138 nga ta e kanë parashtruar një kërkesë për azil, të cilat është duke i shqyrtuar Enti federal i migrimit, shkruan „rp-online“, njofton „Shtegu.com“. Nga ana tjetër, mungojnë edhe 35 parashtresa për azil, të cilat të miturit nuk i kanë parashtruar. Me këtë rast, për ta janë përgjegjëse autoritetet për të huaj. Në këtë rast, zhvillohet një procedurë „clearing“ me ç`rast të miturit përfaqësohen nga kujdestarë. Kjo gjë vlen edhe për shqiptarin, i cili nga vendlindja është larguar pasi familja e vet e kishte obliguar kundër dëshirës së vet të vijojë një shkollë fetare islame.

 

 

 

 

Që nga muaji gusht i vitit të kaluar, i riu e ka mësuar gjuhën gjermane, ndërsa ka kryer edhe një shkollë në fushën e lektronikës. Por, deri më tani ai nuk ka mundur të punojë, pasi autoritetet gjermane nuk ia kanë lejuar një gjë të tillë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...