Zviceranja shokohet nga vdekja e vëllezërve Dehari
06:33:52 2016-11-07
Me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka reaguar edhe mikja e kësaj familje, aktivistja zvicerane Suzanne Auer, e cila është e njohur si luftëtare e denjë për një Kosovë demokratike dhe të lirë. Në profilin e saj në Facebook, të cilin e përcjellë „Shtegu.com“, ajo ka vendosur foton e Astritit, të cilin e ka njohur që nga fëmijëria, ndërsa më poshtë ka shkruar:
„Jam e shokuar, e tronditur dhe e zemëruar. Brenda dy vitesh, regjimi kriminel i Kosovës i ka vrarë që të dy bijtë e familjes Dehari. Para dy vitesh Arbënorin, ndërsa dje Astritin. Kjo vepër nuk duhet të ngelë e padënueshme. Poshtë regjimi vrasës diktatorial. Avni dhe Xhemile, në kujtime jam gjithnjë me ju“, përfundon shkrimin Suzanne Auer.