Misini, tani me licencën Judge A

Date:

16:16:03                 2016-10-27

 

 

 

 

Në kuadër të Kampionatit Botëror në Karate, i cili po mbahet në Linz, janë mbajtur edhe provimet për licencim të referëve. Në mesin e tyre ka qenë edhe Nuredin Misini, i cili është ngjitur një shkallë më lartë. “Në saje të Kampionatit Botëror, organizohet edhe provimi për licencim të referëve. Dhe unë kam ngritur licencën nga Judge B në Judge A. Ky është niveli i dytë nga gjithsej katër  sa janë”, shprehet për KOHA, Misini. Ai thotë se kjo është një arritje e madhe. “Kjo ngritje është në disiplinën Kumite dhe lufta sportive, ndërsa sigurisht se është një e arritur e madhe dhe një hap drejt ngritjes më të lartë të cilën e synojmë gjithsesi”, shtoi më tej trajneri i vetëm shqiptar i certifikuar në Federatën Botërore të Karatesë (WKF) në dy disiplinat kata dhe kumite. Në pyetjen se për çfarë synimi është fjala, Misini u përgjigj. “Synoj të jap provimin edhe për refer A, deri te i cili më ndajnë edhe dy nivele, respektivisht dy vite. Po mos të isha i suspenduar dhe po të mos kisha pushuar, deri tash do të isha i kompletuar. Por, ja që ndodhi gjithçka që ndodhi dhe me kthimin tim edhe ngritjet po vazhdojnë dhe jam optimist se edhe ato do ti arrij ti marr”, përfundoi rrëfimin e tij për gazetën KOHA, Nuredin Misini. Vlem të theksojmë se krahas sportit (trajner dhe refer i karatesë), Nuredin Misini e ushtron edhe profesionin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë shqipe ku është mësimdhënës në shkollën fillore Komunale „JeronimDe Rada“ të Çerkezit./KOHA/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...