Alisetar Ramadani apelon mërgatën që ti bojkotojë zgjedhjet

Date:

07:33:28                2016-10-26

 

 

 

 

Alisetar Ramadani disa herë radhas ka apeluar deri te mërgata shqiptare që t`i bojkotojnë zgjedhjet e 11 dhjetorit, transmeton TetovaSot.

 

 

 

 

“Mos aplikoni që të mbushni formularin e KSHZ, sepse aty kërkohen informacione shtesë për të plotësuar përveç nr. amzë që e keni në Maqedoni. Kjo metodologji nuk duhet të aplikohet, sepse një herë na fshinë nga lista zgjedhore, tani kërkojnë të aplikojmë! Kjo është tallje me mërgatën, turp të kenë anëtarët e KSHZ që e mundojnë mërgatën në këtë mënyrë!

 

 

 

 

Ne apelojmë që mërgata të mos bie pre e asnjë partie politike, asnjë individi, të bëhemi unik kësaj radhe dhe të bojkotojmë zgjedhjet në diasporë. Mos i jepni legjitimitet zgjedhjes së 3 deputetëve sllavo folës përsëri.

 

 

 

 

Kushdo që ju thotë të dilni e të votoni ta dini se ju gënjen, edhe kësaj radhe do të fiton vota sllavo folëse.

 

 

 

 

Njësia 7 e zgjedhjeve duhet të shlyhet deri ne rregullimin e mirëfilltë të listës zgjedhore, e jo si të ju teket disave t’i rregullojnë listat zgjedhore, ndokush të mund të voton, ndokush të mos mund të voto”, shkroi Alisetar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook. (TetovaSot)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...