11:45:48 2016-10-09
Në burgun hetues Waaghof të Bazelit, të shtunën është gjetur një i burgosur, i vdekur në çelinë e vet. Dyzetvjeçari nga Kosova është varë, shkruajnë mediet vendore, njofton „Shtegu.com“.
Pas kohës së drekës, një roje e kishte gjetur kufomën e të ndjerit në çelinë e tij, thuhet në një kumtesë të Prokurorisë shtetërore të Bazelit. Ekipet emergjente të shpëtimit, kanë mundur vetëm ta konstatojnë vdekjen e tij. I ndjeri ishte në paraburgim tashmë një javë, për shkak të dyshimit të ushtrimit të dhunës familjare dhe kërcënimeve.
Shkaqet e sakta të vdekjes do të sqarohen nga Instituti për mjekësi ligjore dhe krimpolicia. Nuk ka të dhëna për ndikim nga personi tjetër, ndërsa rasti është duke u hetuar deri në fund.

