Për Cakollin, ndryshimi i mbiemrit nuk do të thotë tradhëti ndaj atdheut dhe kulturës së tij. “Tradita dhe kultura mund të ruhet edhe me mbiemër të ndryshuar”, ka përfunduar Cakolli për “20 Minuten”, njofton “LAJM”. Artikulli në fjalë bën spjegimin e ndryshimit të mbiemrave edhe të popujve tjerë nga Ballkani, ndërsa në foton e mëposhtme mund të vërehet edhe një emër e mbiemër i çuditshëm i cili është shumë kurioz për ata të cilët e kuptojnë. /Lajm/
Ja përse mbiemrat e të huajve në Zvicër gjithnjë e më shumë ndryshohen
17:05:55 2016-10-08
Shumica e bashkatdhetarëve tanë në Zvicër janë duke i ndryshuar mbiemrat, për ta lehtësuar më tepër jetesën. Tashmë është e njohur se disa shqiptarë në Zvicër dëshirojnë t`i ndryshojnë mbiemrat e tyre të shqiptuar në mënyrë të çuditshme. Një gjë të tillë ata e bëjnë për tu distancuar nga imazhi i keq, të cilin e kanë krijuar zviceranët në bazë të emrit. Shefqet Cakolli nga Shoqata kulturore shqiptare “Dardania” nga Winterthuri, ka pohuar se njehë disa raste të bashkatdhetarëve tanë të cilët i ndryshojnë mbiemrat, për ta lehtësuar mënyrën e jetesës në Zvicër, gjë e cila vërehet te pagëzimi i fëmijëve të tyre. Edhe gjatë martesave me ndonjë zviceran apo zvicerane, bie në sy adoptimi i mbiemrave zviceranë. “Por, kjo është një pakicë, shumica e tyre e mbajnë mbiemrin”, vazhdon Cakolli.