Gjermanët e Bonnit të gatshëm të ndihmojnë Hasanbegun

Date:

19:44:20                 2016-08-13

 

 

 

 

Gjatë një stuhie në fillim të muajit gusht të këti viti, në qytetin e binjakëzuar me Bonnin, kryeqytetin maqedonas Shkup, së paku njëzet persona e kanë humbur jetën dhe rreth njëqind janë lënduar.

 

 
Kryetari i qytetit të Bonnit në Gjermani, ëolfgang Fuchs përmes një letre i ka shprehur ngushëllimet e tij kryetarit homolog të Shkupit, pas stuhisë së javës së kaluar.

 

 
Me këtë rast, ai i ka ofruar këshilla profesionale përmes zjarrfikësve dhe departamentit të inixhinierisë civile. „Edhe ne në Bonn gjithnjë e më tepër po përfshihemi nga të rreshurat e mëdha të shiut duke i ndjerë pasojat e ndryshimit të klimës globale. Mu për këtë, bashkëpunimi i ndërsjellë europian në këtë rajon ka një vlerë të veçantë“, ka pohuar Fuchs për „Wdr.de“, njofton „Shtegu.com“.

 

 
Shkupi është njëri ndër 28 qytetet e projketit të binjakëzimit, me të cilin Bonni bashkëpunon në kuadër të Programit arsimor të BE-së, Erasmus+. Udhëheqësia e Bonnit ka shprehur gatishmërinë për projekt partnerin e saj që të ndihmojë në ndërtimin e një shkolle, e cila u shkatërrua nga vërshimet. Qytetarët e Bonnit, të cilët dëshirojnë të ndihmojnë të prekurit nga vërshimet, ndihmat e tyre mund t`i dorëzojnë në Këshillin e qytetit të Bonnit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...