Papa Françesku viziton katër shqiptare të keqtrajtuara

Date:

18:52:52           2016-08-13

 

 

 

 

 

Ato kanë përjetuar përvoja të këqija në jetën e tyre: njëzet ish prostituta kanë biseduar me Papën Françesku për ndjenjën e të qenurit prostitutë dhe bandat e trafikimit të tyre. Udhëhehqësi më i lartë i Kishës katolike i dëgjoi me vëmendje të madhe, duke ju uruar të ardhme më të mirë.

 

 

 

 

Papa Françesku i ka vizituar njëzet ish prostituta, të cilat ishin liruar nga një bandë skllave e trafikimit të tyre. Sipas një komunikate të Vatikanit, Papa i ka takuar gratë të premten, duke i dëgjuar me vëmendje të madhe, e duke i inkurajuar për të ardhme më të mirë, njofton „Shtegu.com“. Më tepër se një orë ai i dëgjoi rrëfimet e tyre të trishtueshme. Gjashtë nga to ishin nga Rumania, katër nga Shqipëria, shtatë nga Nigeria dhe tri të tjerat nga Tunizia, Italia e Ukraina. Që të gjitha kishin përjetuar keqtrajtim të rëndë trupor, ndërsa tashmë janë duke jetuar nën mbrojtje. Vizita e tij ishte një apel tjetër kundër trafikimit të qenieve njerëzore, thekson Vatikani.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...