16:10:54 2016-08-10
Në lagjen Schwabing të Mynihut në Gjermani, ka ndodhur një rast i rëndë që ka shokuar gjermanët. Sipas asaj që shkruhet në mediet gjermane, një shqiptar 37-vjeçar ka therë me thikë bashkëshorten e tij në kokë. Motivet e këtij akti të shëmtuar ende nuk dihen.
„Focus Online“, shkruan se shqiptari e ka sulmuar bashkëshorten e tij me thikë dhe më pas është arratisur. Pak çaste më vonë, ai është arrestuar ngë policia gjermane.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lokalit „Da Bello e Bello“, me ç` rast është plagosur rëndë gruaja 36-vjeçare, thuhet në portalin „TZ“, njofton „Shtegu.com“. Viktima është ende në gjendje të aftë për kominikim, kanë deklaruar nga policia lokale, ndërsa çifti është nga Shqipëria.

