Gazetari Ibrahimi alarmon: Në Hasanbeg të ndërtohet një fshat i ri

44 Lexime

16:18:36             2016-08-10

 

 

 

Është dita e katërt që si ekip i gazetës “Lajm” po e vizitojë Hasanbegun. Dhe, cka me pa? Për ditë keq e me keq, madje sot fshatit i vinte një erë e keqe, erë që mund të sjell sëmundje të ndryshme për njerëzit.
Po më dhimbsen banorët e Hasanbegut të cilët po mundohen t’i pastrojnë shtëpitë e tyre dhe t’i kthejnë në gjendjen e mëparshme, por në bazë të asaj që po shoh në terren jetë në ato shtëpi nuk ka.
Sot edhe një njeri në moshë më tha:
“Shtëpisë sime po i dridhet themeli. Kam frikë të kalojë natën. Po të kisha të holla do ta rrënoja dhe do të nisja një shtëpi të re. Këtu s’jetohet”.
Ju lumtë të gjithë atyre që në forma dhe mënyra të ndryshme po solidarizohen me Hasanbegun dhe vendbanimet tjera, por për mendimin tim zgjidhja e vetme është të ndërtohet një fshat i ri.